Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

5000€ për një reklame, detaje nga jeta profesionale e Kristina Bakiut

Lapsi.al 22 July 2018
5000€ për një reklame, detaje nga jeta profesionale e Kristina

Ajo sot për sot është një nga modelet më të njohura dhe më të famshme shqiptare. Bëhet fjalë për Kristina Bakiu, ish- Miss Universe Albania, e cila prej disa kohësh po vazhdon karrierën e modelingut jashtë shtetit.

Së fundmi, ajo është kthyer në vendlindje për një periudhë të shkurtër, ku edhe ka zhvilluar një intervistë me “Gazeta Shqiptare”, gjatë së cilës ka treguar disa detaje mbi jetën e saj profesionale.

Kristina ka treguar se për momentin fokusi i saj është tek modelingu dhe do ta vazhdojë këtë karrierë jashtë vendit.

“Planet për në shtator sigurisht që janë të shumta, por dëshira ime vazhdon të ngelet udhëtimi jashtë dhe kontratat me agjenci të ndryshme. Vendin se ku s’e kam vendosur akoma, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim”, tregoi Kristina.

Një nga aspektet më interesante të intervistës ka qenë kur Kristina ka zbuluar pagesën më tërheqëse që i është ofruar, ku ka treguar se ka marrë një shumë të majme për të bërë një reklamë.

“Shifra më tërheqëse ka qenë 5000$ për reklamë.”, përfundoi modelja.

Të këshilluara

Adil Rami dhe Pamela Anderson drejt martesës

Ish-lojtari i Milanit, Adil Rami, duket se do ta kujtojë gjatë vitin 2018. Francezi, i cili arriti një triumf të jashtëzakonshëm për karrierën e tij, duke u kur...

09:05

Xhensila shfaqet pas lindjes së vajzës (FOTO)

Vetëm para pak ditësh Xhensila Myrtezaj u bë mama për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë vogëlushen të cilën bashkë me Besin vendosën ta quanin, Ajka. Që të...

16:25

Rihanna rikthehet në muzikë

Janë bërë më shumë se dy vjet që kur Rihanna ka publikuar albumin e fundit “Anti” por ka lajme të mira për fansat e saj. Duket se këngëtarja, po përgatitet të s...

15:40

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI