Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Si dikur, Ledri në praninë e familjes së Dua Lipës

Lapsi.al 20 July 2018
Si dikur, Ledri në praninë e familjes së Dua Lipës

Kthehemi pas në kohë kur Ledri Vula dhe Dua Lipa kanë qenë në një lidhje kur këngëtarja e famshme ende nuk ishte bërë e tillë.

Edhe pse janë ndarë kohë më parë dhe askush nuk foli për lidhjen e tyre, Ledri dhe Dua kanë ruajtur marrëdhënie miqsore dhe kjo vërtetohet nga ajo çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Ledri Vula dhe Faton Shoshi kanë darkuar me prindërit e këngëtares me famë ndërkombëtare dhe nga fotot e videot e postuara ata shfaqen duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Fansat e reperit të famshëm duke parë këto momente kaq të këndshme kanë kërkuar që dyshja të bashkëpunojë në një projekt muzikor. Sa do të realizohet mbetet për t’u parë e konfirmuar nga vetë artistët ose përfaqësuesit e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI