Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

15 bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe operativët që ndiqnin Vilson Blloshmin prej 13 vjetësh

Lapsi.al 19 July 2018
15 bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe operativët që

Operativët e Sigurimit të Shtetit Lavdim Kurti,  Nevit Kasa, Vesel Gjorga, Asim Bobrati dhe  Xhevat Karriqi, kishin punuar me këto bashkëpunëtorë: “Xhami”,  “Burreli”, “Nogoli”, ”Guri”, “Studenti”, “Studenti”, “Shebeniku”, “Bleta”, “Pazari i Muzinës”, “Dardha”, “Marteli”, “Shkëmbi”,  “Shkumbini”, “Shkumbini”, “Studenti”…

Nga vitit 1963 deri në vititn 1976 kur edhe u arrestua Vilson Blloshmi rezulton të ketë qenë gjatë gjithë kohës nën survejimin e Sigurimit të Shtetit përmes operativëve dhe bashkëpunëtorëve,  të cilët i kishte të njohur, shokë shkolle, kushërinj, etj.

Në librin e tij “rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, i arrestuar në të njëjtën kohë me të vëllain, dhe më pas i burgosur në Spaç e Qafë Bari, ka publikuar një varg dokumentesh nga dosja operative e të vëllait të pushkatuar. Në dosjen e Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka hasur 15 emra bashkëpunëtorësh dhe operativë të cilët e kanë ndjekur dhe survejuar të vëllanë për 13 vjet rradhazi. Më poshtë marrë nga ky libër sjellim  “Listën emërore  të operativëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit, që ndiqnin Vilson Blloshmin në vitet 1963 -1976.

Nr.95-“Xhami”- Demir Merko Blloshmi – op. (operativ) Lavdim Kurti

Nr.94. B.p. “Burreli”- Dilaver Merko Blloshmi – op. Lavdim Kurti

Nr._ – Bp. “Nogoli”- Engjëllush Çela – op Lavdim Kurti

Nr.154 – b.p.”Guri” – Shahin Rakip Yryku- op. Nevit Kasa

Nr. 187 – b.p. “Studenti” – Emin Nexhip Lenaku – op. Vesel Gjorga

Nr.160 – b.p Studenti”  – Harif Beqir Qyra – op. Vesel Gjorga

Nr.99 – b.p.”Shebeniku”- Mehmet Ismail  Gjymenga- op.Vesel Gjorga

Nr._ -b.p. “Bleta”- ky nuk ka emër –op.Asim Bobrati

Nr.18 – b.p. “Pazari i Muzinës” – Hasan Sali Alliu- op. Xhevat Karriqi

Nr._ – b.p. “Dardha” – Osman Rremo Zogolli – op.Vesel Gjorga

Nr. 59 – b.p. “Marteli” –Ferit Haxhi Çota – op. Xhevat karriqi

Nr. 156 – b.p. “Shkëmbi” – Bardho (Sherif) Seit Qyra – op. Xhevat Karriqi

Nr. 159 – b.p. “Shkumbini”- Sami Shaban Dashi  -op. Xhevat Karriqi

Nr. 68 – B.p. “Shkumbini” – Sali Nezir Vlashi –op. Xhevat Karriqi

Nr. _ – B.p. “Studenti” – Sami Hyka –op. Vesel Gjorga

Burimi: “Rrëfime nga ferri komunist”, Bedri Blloshmi, fq.179/ Kujto.al/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI