Flash

VIDEO/ Bagazhet e shqiptarit habisin policët gjermanë

Lapsi.al 13 July 2018
VIDEO/ Bagazhet e shqiptarit habisin policët gjermanë

Në emisionin televiziv gjerman të TV Kabel 1,”Kujdes, kontrolli”, kësaj radhe është kontrolluar një autobus nga Maqedonia.

Doganierët gjermanë të Rosenheimit e kanë kontrolluar bagazhin e udhëtarëve nga Maqedonia. Fokusi kryesor padyshim ka qenë kontrabanda, siç janë psh cigaret. Ato janë pothuajse tre herë më të lira në Maqedoni, sesa në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.

Pas një inspektimi me rreze rentgeni dhe një kontrolli “klasik” me duar, punonjësit e doganave duket se nuk kanë gjetur asgjë që do të shkilte rregulloret e importit. Dhe kështu, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

Ajo më interesantja ka qenë kur ndalohet një shqiptar për kontroll. Ai kishte mbushur makinën me shumë artikuj shtëpiak, por edhe gjatë kësaj, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ankohen. Sipas zyrtarit doganor, importimi i produkteve duhet të kontrollohet në vendin e parë të hyrjes në BE dhe ai vend ka qenë Kroacia. Shqiptari e kishte pasur të stërmbushur bagazhin ...me havjar!

https://youtu.be/0VHi0pyMJuE

Të këshilluara

VIDEO/ Filmohet Zoti duke ecur mes reve

Një video e xhiruar gjatë një stuhie që goditi Alabaman, SHBA, tregon një siluetë të pazakontë që duket sikur ecën mes reve nëpër qiell. Pamjet që u kapën në...

21:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI