Flash

FOTO/ Ndaje mendjen për teatrin Asqeri, ose merr një Asqerinë!

Lapsi.al 13 July 2018
FOTO/ Ndaje mendjen për teatrin Asqeri, ose merr një Asqerinë!

Aktori Bujar Asqeriu ishte fillimisht një nga kundërshtarët më të fortë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Janë të fiksuara “shpërthimet” e tij në protesta, takime me ministren Kumbaro dhe studio televizive. “Shko në Francë dhe thuaji Macron, prisheni këtë teatrin e Luvrit”, - bënte ironi me Ramën në atë kohë Asqeriu.

Por tashmë duket se era ka ndryshuar. Në një intervistë, Asqeriu tha se kishte ndërruar mendje. “Nga ajo godinë më vdiqën shokët, më duket se jam sëmurë edhe unë” – shprehet aktori që e thotë troç se do një Teatër të ri.

Kjo ka mjaftuar që në rrejtet sociale të mos mungojnë thumbimet dhe ironitë për aktorin. Një prej tyre e ka bërë deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj i cili në rrjetet sociale ka postuar komentin: “Një herë kundër prishjes ➡ https://bit.ly/2L77m4p dhe një herë pro➡ https://bit.ly/2mdODGb Ndaje mendjen Asqeri ose merr një Asqerinë!

Në paketimin e "Asqerinës" shkruhet: “Pengon humbjen e dinjitetit. Kundër prishjes së gjakut dhe pafytyrësisë. 1 kokërr çdo ditë, ose 2 kokrra para takimit me Lali Erin”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Kaubojsi Lulzim Basha...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto si “kaubojs”, me rastin e festës kombëtare të SHBA-së. Poshtë fotos Basha shkruan: “Në festën e ...

22:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI