Flash

E konfirmuar, Joaquin Phoenix do të jetë Jokeri në filmin “Batman”

Lapsi.al 11 July 2018
E konfirmuar, Joaquin Phoenix do të jetë Jokeri në filmin

Më në fund u konfirmua zyrtarisht, Joaquin Phoenix do të interpretojë Jokerin në filmin dedikuar personazhin negativ të universit Batman. “The Hollywood Reporter” shkruan se “Warner Bros. Pictures” dha “ok” për filmin dhe Joaquin Phoenix do të ketë rolin kryesor.

Todd Phillips do të jetë regjisori si dhe do ta prodhojë filmin, po ashtu po merret dhe me skenarin së bashku me Scott Silver. Mes producentëve është edhe Martin Scorsese.

Filmi frymëzohet nga klasikët e Scorsese, mes të cilëve “Taxi Driver”, për të treguar një histori “hard-boiled” të ambientuar në Gotham City, në fillim të viteve ‘80.

Sipas “The Hollywood Reporter”, filmi mbi Jokerin do të jetë më i errët dhe më eksperimental në tone dhe përmbajtje sesa klasikët e animuar të “DC”.

Xhirimet pritet të nisin në shtator dhe pritet që publikimi të jetë në vitin 2019.

Të këshilluara

Bihter i jep fund martesës

Beren Saat është një ndër aktoret më të dashura turke, e cila u bë e njohur gjatë serialit “Dashuri e Ndaluar”, ku luante në rolin e Bihterit.Mirëpo duket se ak...

14:59

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI