Flash

Kim, Rihanna, The Rock: Si e humbëm virgjërinë

Lapsi.al 7 July 2018
Kim, Rihanna, The Rock: Si e humbëm virgjërinë

Kur keni bërë seks për herë të parë, a ishte ashtu siç e keni ëndërruar gjithmonë apo një eksperiencë e sikletshme që zgjati më pak se një minutë?

Hera e parë e të gjithëve është ndryshe dhe interesante por sigurisht ne na intrigojnë më shumë historitë e aktorëve dhe këngëtarëve të famshëm. Dwayne ‘The Rock’ Johnson u kap nga policia, ndërsa Captain America vrapoi menjëherë në shtëpi për t’i treguar mamit. Ja disa nga historitë më pikante që asrtistët kanë rrëfyer nër vite:

Dwayne Johnson

Kur u pyet për eksperiencën e tij, ai u përgjigj se do të dëshironte të mos kapej nga policia.

“Nuk duhet të kishim bërë seks në park. Papritur një dritë e fortë ishte drejtuar nga ne dhe dëgjojmë policët: Zonjushë, jeni mirë? Po ju sulmojnë? Ajo përgjigjet: Jo, është i dashuri im.”

Chris Evans

Një nga meshkujt më seksi të Hollywoodit, Evans tha se e ka humbur virgjërinë në vitin 1999. Ai pranoi në një intervistë që menjëherë më pas vrapoi në shtëpi për t’i treguar mamit: “e bëra, nuk e di çfarë po bëja por e bëra!”

Rihanna

Nuk dihet si e ka humbur virgjërinë këngëtarja por mesa duket është penduar. Kur u pyet nga revista Elle që nëse do dëshironte të kthehej pas në kohë, cilin moment do të zgjidhte, ajo u përgjigj “tre minuta përpara se të humbja virgjërinë”.

Ashton Kutcher

Aktori i mirënjohur ka pranuar që e ka humbur virgjërinë në moshën 15 vjeçare në një pyll, me një vajzë që sapo e kishte njohur. “E gjitha zgjati dy sekonda, ishte shumë e sikletshme. Dy vite më vonë e takova dhe bëra sërish seks me të për t’i treguar që hera e parë ishte katastrofë dhe mund të bëja më mirë.”

Kim Kardashian

a

Ylli i rrjeteve sociale është shprehur se kur ka dashur të humbasë virgjërinë, i ka treguar më parë mamasë së saj. Ndryshe nga nënat e tjera, Kris është përgjigjur: “Ok, nëse kjo është ajo që dëshiron të bësh, do të marrim masat që të mos ngelesh shtatzënë.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI