Flash

Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

Lapsi.al 6 July 2018
Daniel Craig sëshpejti në “Bond 25”

“Bond 25” është vetëm titulli provizor i filmit me agjentin sekret dhe aktori që interpreton spiunin me licence për të vrarë shkoi të vizitonte selinë e CIA-s, për t’u përgatitur për rolin.

Kjo vizitë do t’i shërbejë Craig për të kuptuar se si funksion Agjencia Qeveritare Amerikane dhe se si funksionon spiunazhi në jetën reale.

CIA publikoi një deklaratë rreth kësaj vizite: “Zoti Craig u takua me drejtuesit dhe punonjësit, ku iu shpjegua se spiunazhi në jetën reale është më i fshehtë dhe më pak i dhunshëm nga sa paraqitet në filma. Z. Craig theksoi rëndësinë e punës në skuadër të Inteligjencës dhe se sa përshtypje të mirë i kishte lënë angazhimi i atyre që operojnë në CIA”.

Craig e interpreton për të pestën herë Agjentin 007, në “Bond 25”. Filmi me regji të Danny Boyle pritet të nisë produksionin në fund të vitit 2018.

Të këshilluara

Publikohen fotot e dasmës së Kledi Kadiut

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu, i cili u bë i famshëm në Itali nga pjesmarrja në “Amici”, dhe partnerja e tij 18 vjet më e re, Charlotte Lazzari, i dhanë fu...

13:58

Chriss Brown arrestohet në koncert

Duket se ai është mësuar që në jetën e tij të përballet me telashe të këtij lloji. Chris Brown ka mbajtur  një koncert mbrëmjen e djeshme në West Palm Beach në ...

13:53

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI