Flash

Eva Murati: Nuk kisha asgjë personale me Rike Roçin

Lapsi.al 5 July 2018
Eva Murati: Nuk kisha asgjë personale me Rike Roçin

Para disa javësh një faqe në Facebook me emrin e trajnerit gjerman Jurgen Klopp kishte publikuar një foto të tifozeve shqiptare, Rike Roçit dhe Irid Oxas, me shkrimin: “Për këtë arsye do të na mungojë Shqipëria në Botëror”. Kjo foto u publikua më pas nga moderatorja Eva Murati, e cila kishte shkruar: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”. Më pas replikat vazhduan edhe nga Rike.

E ftuar në emisionin “Adrenalinë” në InTv, Eva ka folur për herë të parë publikisht rreth këtij keqkuptimi duke sqaruar një herë e mirë situatën: “Dikush më dërgoi një foto të komentit të bërë, sigurisht nuk ishte faqja zyrtare e trajnerit, por gjithsesi nuk më pëlqeu fakti që u kishte vënë një vizë të madhe gjithë vlerave, gjithë mundit që bëjnë djemtë e Kombëtares, por thjesht i kishte personifikuar vajzat shqiptare si vajza seksi dhe vetëm për këtë duhet të jetë Shqipëria në Botëror. Nuk e njihja fare vajzën në fjalë,” –u shpreh moderatorja. Pra, Eva nuk ka pasur asgjë personale me Riken, por i është referuar postimit të faqes.

Të këshilluara

Halsey rikthehet te ish i dashuri (FOTO)

Gjithçka dukej shumë bukur tek lidhja e Halsey dhe G-Easy, por ja që nuk është ashtu siç mund të shihet nga larg. HollywoodLife ka shkruar se çifti në fjalë ...

14:32

Dua Lipa vesh fustanin e ëndrrave

Këngëtarja shqiptare duket tejet tërheqëse në fotot e fundit, e veshur me një fustan të tejdukshëm që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram. Aktuali...

14:19

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI