Flash

TMZ/ Familja mbretërore e inatosur me babain e Meghan Markle

Lapsi.al 4 July 2018
TMZ/ Familja mbretërore e inatosur me babain e Meghan Markle

Të gjithë kanë në familjen e tyre një pjesëtar që ndonjëherë vë në siklet pjesën tjetër të familjes. Mirëpo, kur je i famshëm, ose pjesë e familjes mbretërore, veprimet e njërit prej pjesëtareve cënojnë publikisht, si në rastin konkret Meghan Markle-n. Babai i Dukeshës së Sussex është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme duke komentuar edhe Mbretëreshën Elizabeth II.

Sipas TMZ, familja mbretërore nuk është aspak e kënaqur që Thomas vazhdon të flasë në media, pasi po merr vëmendje duke folur për familjen mbretërore. Nga ana tjetër, sipas TMZ, sërish Meghan Markle nuk ka folur me të atin që nga dita e dasmës.

“Thomas Markle po shkel në një vijë të rrezikshme duke folur kaq shumë për familjen mbretërore. Nëse do të ketë një marrëdhënie normale me të bijën dhe dhëndrin, duhet të ndalojë së foluri”,-është shprehur një burim për TMZ.

Të këshilluara

Selena Gomez heq dorë nga Hollywood

Këngëtarja dhe aktorja e Selena Gomez së fundmi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo do të shkëputet për shumë vite nga Hollywood. Buri...

18:50

Flaka Krelani: Jetoj ende me prindërit

. Këto kohë këngëtarja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, megjithatë duket se këtë verë do të rikthehet fuqishëm. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin...

14:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI