Flash

Selena Gomez heq dorë nga Hollywood

Lapsi.al 4 July 2018
Selena Gomez heq dorë nga Hollywood

Këngëtarja dhe aktorja e Selena Gomez së fundmi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo do të shkëputet për shumë vite nga Hollywood.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “Hollywood Scoop” se 25-vjeçarja e ka marrë këtë vendim pasi asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet. Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media. Ajo e cila morri një drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”. Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.

Ai u shpeh se Selena është shkaktarja e vdekjes së vajzës së tij dhe se ajo nuk e di çfarë dëmi u ka bërë të rinjve me krijimin e “13 Reasons Why”. Sikur të mos mjaftonin këto akuza të rënda, krijuesi i “Dolce & Gabanna” ofendoi publikisht këngëtaren duke e quajtur një ndër femrat më të shëmtuara në Hollywood.

Të gjitha këto arsye e bënë Gomez të nxjerrë në shitje rezidencën e saj në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi ajo do të shpërngulet përfundimisht në Texas ku do të jetë një qytetare e thjeshtë, larg famës apo çdo angazhimi tjetër.

Industria e “Hollywood” është duke i dhënë lamtumirën një tjetër artisteje që po largohet nga skena.

Të këshilluara

Flaka Krelani: Jetoj ende me prindërit

. Këto kohë këngëtarja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, megjithatë duket se këtë verë do të rikthehet fuqishëm. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin...

14:18

Bebe Rexha publikon këngën e re

Bebe Rexha vazhdon të publikojë projekte të reja muzikore nga albumi i ri "Expectations". Ajo ka sjellë këngën "Sad" që i dedikohet mendimeve që ka njeriu sa he...

12:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI