Flash

‘Michael Jackson: On the Wall’, e gjithë jeta e artistit në një ekspozitë (Video)

Lapsi.al 4 July 2018
‘Michael Jackson: On the Wall’, e gjithë jeta e artistit

Nëntë vite më parë u nda nga jeta Michael Jackson, një nga ikonat pop më me influencë të shekullit të XX-të.

Një artist që, me jetën dhe muzikën e tij, ka frymëzuar shumë artistë të tjerë, shumë prej të cilëve janë pjesë e ekspozitës ‘Michael Jackson: On the Wall’ që përmbledh veprat e më shumë se 40 mjeshtrave të fotografisë dhe pikturës.

Janë ekspozuar gjithashtu edhe veshje e objekte që i përkisnin artistit.

Në mbështetje të gjithçkaje, është emri i madh i modës, Hugo Boss, i cili ka sponsorizuar projektin.

Sapo u inaugurua për publikun, ekspozita tregon ndikimin që këngëtari amerikan ka patur në shumë artistë të tjerë.

Ekspozita është kuruar nga Nicholas Cullinan, drejtor i galerisë së arteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të jetë e hapur deri më 21 tetor.

Janë mbajtur gjithashtu disa evente të veçanta gjatë këtyre ditëve, në të cilat artisti do mbushte 60 vjeç.

“Impakti dhe fama e Michael nuk tregojnë për shenja rënieje dhe shenjat që la pas janë ende të dukshme.

Pasuria e tij vazhdon edhe në këtë shekull. Kontributi i tij është i njohur kur flitet për muzikë, videoklipe, koreografi dhe modë, por impakti i tij mbi artin bashkëkohor është një histori ende e parrëfyer.”, thekson drejtori i National Portrait Gallery, ”

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datë 21 tetor, para se të nis turneun në Francë, Gjermani dhe Finlandë.

Të këshilluara

Flaka Krelani: Jetoj ende me prindërit

. Këto kohë këngëtarja shqiptare nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, megjithatë duket se këtë verë do të rikthehet fuqishëm. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin...

14:18

Bebe Rexha publikon këngën e re

Bebe Rexha vazhdon të publikojë projekte të reja muzikore nga albumi i ri "Expectations". Ajo ka sjellë këngën "Sad" që i dedikohet mendimeve që ka njeriu sa he...

12:26

Akuza të tjera mbi Kevin Space

Policia po heton tre pretendime për sulme seksuale kundër Kevin Spacey. Mes shkurt dhe prill të këtij viti, aktori amerikan u akuzua se ka sulmuar seksualisht m...

11:39

Aksidentohet këngëtari shqiptar

Ardian Bujupi ka pësuar nje aksident me makinë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet postimeve në Instagram. Fillimisht ai ka postuar foto të m...

10:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI