Flash

Teatri/ Kush ia ndryshoi mendjen Rajmonda Bulkut? (Krahasimi me Video)

Lapsi.al 3 July 2018
Teatri/ Kush ia ndryshoi mendjen Rajmonda Bulkut? (Krahasimi me Video)

Ndryshe nga 19 vite më parë, aktorja e njohur Rajmonda Bulku mendon se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar duhet shembur.

Ajo deklaroi në emisionin 'Arkapia' se duhet të ndërtohet një teatër i ri me çdo kusht.

"Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë." - u shpreh Rajmonda Bulku në emisionin 'Arkapia' të Elsa Demos. (video 1 poshtë) 

Por, në vitin 1999, kur Edi Rama ministër Kulture kërkoi shembjen e Teatrit Kombëtar, Rajmonda Bulku shprehej kundër.

"Ne jemi disa artistë që duam të punojmë dhe duam një argument. Përse duhet ta shembësh këtë teatër? Kur, nuk e rregullon pak dhe ne të vazhdojmë punën derisa të bëhet një teatër i ri. Ne duam vetëm kaq. Ministri foli shumë dhe nuk tha asgjë" - shprehej Rajmonda Bulku në vitin 1999, pas takimit të artistëve me Ramën. (video 2 poshtë) 

©LAPSI.AL 

[video width="648" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/rajmonda-bulku-.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

Robbie Williams: Vuaj nga sëmundje mendore

Në një intervistë, këngëtari me famë botërore ka deklaruar se që prej fëmijërisë vuan nga një sëmundje e pashërueshme mendore. Williams ka thënë se kjo është...

17:27

Eleni Foureira, koncert në Tiranë (FOTO)

Një tjetër festë pritet të mbahet në sheshin Skëndërbej. Bëhet fjalë për Eleni Foureiran e cila pritet që këtë muaj të ndez Sheshin Skënderbej me p...

15:50

Tuba Buykustun, në një film japonez

Tuba Buyukustun vitin që shkoi, ishte pjesë e jurisë së Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Azi, ndërsa këtë vit ajo është ftuar për të marrë pjesë në një prod...

11:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI