Flash

Kritikohet Fashion Show në Arabinë Saudite, përdorën drona në vend të njerëzve (Foto/Video)

Lapsi.al 25 June 2018
Kritikohet Fashion Show në Arabinë Saudite, përdorën drona

Një shfaqja vjetore e mbajtur në Jeddah, Arabi Saudite, riktheu dronat në qëndër të vëmendjes. Kjo shfaqje u bë mjaft virale dhe u komentua shumë, por ama jo si diçka e jashtëzakonshme por si diçka e frikshme. Manekinët fluturues u kthyen në një objekt talljeje në rrjetet sociale dhe u krahasuan me fantazma.

Alia Khan kryetarja e këshillit të modës islamike dhe dizajnit në U.A.E tha se kjo shfaqje përcilltë mjaft frikë. " Eventi i Fantazmave në Arabinë Saudite? Jo, ata përdorën dronat në vend të modelve  për të prezantuar fustanet. Duket e frikshme".

Ajo shton se nuk do të donte ta shihte sërish këtë event mode ose të  inkurajonte një sfilatë të këtij lloji. "është hipnotizuese dhe jo tërheqëse të shikosh rroba duke fluturuar në ajër", ka përfunduar Alia.

Ndërkohë përgjesgjësi i eventit tha se dronet u përdorën për të sjellë diçka ndryshe në këtë sfilatë. Eventi i parë i modës në Arabinë Saudite u mbajt në Prill të 2018-ës dhe çdo gjë ishte si në çdo sfilatë tjetër dhe sipas rregullave. Femrat ishin protagonistet kryesore, ato që prezantuan veshjet e caktuara. Por siç dihet tashmë vendet islamike ruajën me fanatizëm traditat, zakonat si dhe nderin. Prandaj dhe ky event nuk mund të ishte i larmishëm por vetem me prezencën e gjinisë femërore.

©LAPSI.AL/

Të këshilluara

Adele, gati për albumin e ri

Ajo publikoi albumin e saj të fundit “25” në vitin 2015, e tani duket se është në prag të publikimit të albumit të radhës. Pas tre vjetësh jashtë studios së ...

11:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI