Flash

Realizoi fustanin me letra higjenike, fiton çmimin e tretë në ShBA

Lapsi.al 22 June 2018
Realizoi fustanin me letra higjenike, fiton çmimin e tretë në

Një shqiptare ka zënë vendin e tretë në një konkurs të fustaneve të nuseve të realizuar me letra higjenike në New York të hënën.

Mimoza Haska mundi 1.500 konkurrentë në 14 vjetorin e konkursit të ‘Annual Toilet Paper Wedding Dress Contest Presented’ dhe fitoi një çmim prej 2500 dollarë për fustanin e saj të nusërisë me letra higjenike.

41-vjeçarja e lindur në Shqipëri por që jeton në Surfside Beach, SHBA ushtron profesionin si parukiere.

Ajo e konsideron veten me fat që ju dha mundësia për shkuar në Shtetet e Bashkuara para 21 vitesh.

“Në atë kohë vendi im ishte në trazirë për shkak të rënies së sistemit komunist dhe viteve të hershme të demokracisë,”-tha Haska.

Ajo po shëtiste nëpër dyqane kur pa rroba dasme të bëra nga materiale të ndryshme si gazeta, letër ambalazhi dhe plastikë.

Në atë kohë, ajo tha se donte të krijonte veshje për të treguar stilet e saj të flokëve.

Veshjet e saj të para u realizuan me letër higjienike.

“Unë jam shumë kreativ si një person,” tha ajo. “Nuk e dija se si të qepja por e realizova atë. Është një anë artistike e imja.”

Ajo ka marrë pjesë edhe dy herë të tjera në konkurs në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 ku edhe fitoi.

Pas shumë vitesh Haska u rikthye dhe u deshën 8 javë për të përfunduar fustanin e nusërisë.

Të këshilluara

Bebe Rexha publikon albumin e ri (FOTO)

Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha sot ka lansuar albumin e saj debutues ‘Expectation’. Këtë Bebe e bëri t...

15:50

Eva Murati: Media abuzon me emrin tim

Eva Murati është një prej emrave më të lakuar në botën e televizionit. Por përveç se një gazetare e mirë Eva më shumë është njohur për lidhjen me Genar Topallin...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI