Flash

Rënie dhe thyerje, këto janë prapaskenat e "Ku Vajti" të Elvana Gjatës

Lapsi.al 19 June 2018
Rënie dhe thyerje, këto janë prapaskenat e "Ku Vajti"
Elvana Gjata ka sjellë dje këngën më të re “Ku vajti”. Diva e muzikës shqiptare duket se është rikthyer fuqishëm në tregun shqiptar, pas një mungese të gjatë. Pas publikimit të albumit “3”, Elvana ka sjellë hitin e verës “Ku Vajti”, me një videoklip ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim në këtë stinë. Nuk është në det, por Elvana së bashku me trupën e baletit të Albi Nakos, kanë sjellë një kërcim vërtet interesant në përputhje edhe me këngën. Një koreografi e vështirë për Elvanën që nuk është profesioniste në kërcim, mirëpo ajo ia ka dalë me sukses me disa rrëzime të vogla dhe thyerje në mes. Këngëtarja ka treguar përmes disa videove të publikuara në Instagram, vështirësitë që ka hasur për të sjellë një kërcim perfekt në videoklip.

Të këshilluara

Dua Lipa nxehet me paparacët (FOTO)

Si duket Dua Lipa nuk i duron edhe aq shumë paparacët. Teksa po shëtiste nëpër rrugët e New Yorkut me të dashurin e saj Isaac, këngëtarja është zënë në pritë...

15:34

Aktorja amerikane tenton të vrasë veten

Heather Locklear u shtrua në spital pas disa problemeve psikike pasi një anëtar i familjes pretendonte se aktorja kërcënoi se do ta vriste veten, raporton TMZ. ...

14:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI