Flash

VIDEO/ Kryeministrit kanadez i bien vetullat false në konferencë për shtyp

Lapsi.al 14 June 2018
VIDEO/ Kryeministrit kanadez i bien vetullat false në konferencë

Justin Trudeau është cilësuar si një prej kryeministrave më karizmatikë dhe më të pashëm në botë. Ai është mjaft bukurosh, por kohët e fundit, ose më saktë, gjatë 24 orëve të fundit, duket se ka lanë pak nam. Ose ndoshta ka fituar më shumë popullaritet, pas një video-aksidenti që i ka ndodhur teksa ka qenë në transmetim live. Atij i kanë rënë vetullat gjatë konferencës për shtyp, në krah të presidentit francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të G7.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë. Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla false, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshqitën nga fytyra. Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.

https://youtu.be/FUP_vQoDALI

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI