Flash

Përse Kylie i fshiu fotot me vajzën Stormi

Lapsi.al 13 June 2018
Përse Kylie i fshiu fotot me vajzën Stormi

Që kur i tha botës se është bërë nënë, Kylie Jenner u përmbyt me komente abuzive dhe të pasjellshme online. Koha kaloi, kupa u mbush dhe Kylie fshiu nga Instagrami gjithë fotot ku dukej fytyra e të bijës.

Sipas një burimi të afërt, Kylie i fshiu fotot pasi është e tmerruar nga kërcënimet për rrëmbim. Është aq e tmerruar sa s’ka ndërmend të postojë më foto të të bijës dhe ka shtuar masat e sigurisë.

LEXO EDHE: Për një moment e humbëm: Kush është Kylie e kush është Kim?

“Kohët e fundit, Stormi del shumë rrallë jashtë shtëpisë dhe kur del është e rrethuar nga truproja të shumta,” thotë burimi. “Komentet në rrjetet sociale e quajnë Stormin të shëmtuar dhe e ofendojnë vazhdimisht. Disa prej tyre madje, kërcënojnë drejtpërdrejt ta rrëmëbejnë të voglën e Kylie-t.”

Tani për tani, në Instagramin e Kylie-t mund të gjeni vetëm foto të Stormit ku nuk duket fytyra, si puna e kësaj.

Të këshilluara

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner si dy binjake

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner njihet për format e tyre bombastike. Dy motrat provuan se janë klone të njëra-tjetrës përsa i përket ‘pasurive’ në Kalabasas të ...

17:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI