Flash

Kylie Jenner frikësohet, e kërcënojnë me të bijën

Lapsi.al 13 June 2018
Kylie Jenner frikësohet, e kërcënojnë me të bijën

Që prej ditës së djeshme mediat kanë shkruar për Kylie Jenner dhe arsyen se përse ajo zgjodhi të fshinte të gjitha foto e vajzës së saj nga rrjetet sociale. Stormi kishte krijuar fansat e saj dhe videot gazmore që Kylie kishte publikuar ishin pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Megjithatë duket se arsyeja që e çoi Kylien të fshinte gjithçka kishte publikuar është më të vërtetë serioze. Kur je Kardashian / Jenner, ka njerëz që mund të kenë qëllime negative. Sipas burimeve, disa njerëz kanë postuar disa komente të papërshtatshme ku shpreheshin se do të rrëmbenin Stormin dhe ngacmonin gjithashtu Kylien dhe të bijën. Po i njëjti burim tregoi se ka patur fyerje nga më të ndryshme ndaj vogëlushes si për shembull që Stormi është e shëmtuar apo sharje të tjera të tmerrshme. “Është vërtet shqetësuese për Kylie-n, sepse disa nga komentet janë kërcënime të drejtpërdrejta për ta rrëmbyer”,- është shprehur burimi. Prej ditësh Kylie ka marrë masa jo vetëm duke fshirë fotot por edhe ka forcuar sigurinë në banesën e saj.

Të këshilluara

Roza Lati pozon nudo për ditëlindje (Foto)

Moderatorja Roza Lati ka zgjedhur t’i bëj vetes një dhuratë shumë speciale me rastin e ditëlindjes së saj. “Një trëndafil ka lindur sot”- ka shkruar Roza bas...

13:08

Iggy Azalea pozon tërësisht nudo (Foto)

Ajo nuk ngurron që të ekspozojë trupin e saj dhe Iggy Azalea ka çmendur fansat në Instagram. Reperja australiane ka pozuar nudo për Fashion Nova dhe ka p...

12:20

Përse Kylie i fshiu fotot me vajzën Stormi

Që kur i tha botës se është bërë nënë, Kylie Jenner u përmbyt me komente abuzive dhe të pasjellshme online. Koha kaloi, kupa u mbush dhe Kylie fshiu nga Instagr...

10:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI