Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Unë, mami dhe ti", Robbie William gati për reality show me nusen dhe vjehrrën

Lapsi.al 12 June 2018
"Unë, mami dhe ti", Robbie William gati për reality show me

Ylli britanik po punon bashkë me të shoqen Ayda Field dhe vjehrrën e tij Gwen për një shfaqeje ‘reality’, shkruan tgcom.it

“Do të jetë shfaqja që të gjithë do të duan të shohin në ekran”, siguron këngëtari, i cili ende është në kërkim të kanalit të duhur për të transmetuar spektaklin e tij.

Ndërkohë Robbie ka fluturuar për në Rusi, ku është ftuar për hapjen e Botërorit të Futbollit.

Treshja jetojnë bashkë edhe në jetën e përditshme.

Zonja Gwen apo “Nana Gwen”, siç e thërret Robbie, në fakt kalon pjesën më të madhe të kohës së saj me çiftin në shtëpitë e tyre në Los Angeles dhe Londër dhe i ndihmon në rritjen e fëmijëve të tyre Teddy e Charlie.

Gwen është bërë tashmë e njohur me skeçe të vogla zbavitëse, të cilat Ayda dhe Robbie i kanë postuar në profilet e tyre në Instagram dhe ka rrëmbyer simpatinë e shumë fansave.

Disa kohë më parë, Ayda kishte publikuar në Instagram një foto të pagabueshme mbi marrëdhënien që kishin të tre, në të cilën shfaqeshin të tre në shtrat dhe dixhiturën e kishte “Bedtime” (Koha e gjumit)

“Të dua mami, por kjo po kthehet në diçka të ngatërruar”.

Pritet që ish pjestari i Take That të këndojë gjatë ceremonisë së hapjes në Botëror në Rusi, bashkë me sopranon Aida Garifullina: “Jam shumë i lumtur që rikthehem në Rusi…’Të hap “kupën e botës së futbollit”, para 80 mijë tifozëve. Ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua”, shkruan ylli i popit.

Të këshilluara

Victoria Beckham tregon sekretin e bukurisë

Victoria Beckham është një ikonë mode e cila drejton kompaninë e saj me shumë pasion dhe vullnet, është nëna e 4 fëmijëve dhe gruaja e një bashkëshorti të cilin...

13:02

Ariana Grande fejohet papritur

Rreth një muaj më parë këngëtarja e njohur Ariana Grande është ndarë nga i dashuri i saj Mac Miller.  Por menjëherë pas ndarjes nga ai, këngëtarja është parë në...

11:21

Kylie Jenner tregon vendimin për të bijën

Kylie Jenner së fundmi ka marrë një vendim me të cilin fansat e saj të zjarrtë nuk janë aspak dakort. Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme ka vendosur të fshijë...

10:13

Tony Award ndan çmimet, fituesit e mbrëmjes

“The Band’s Visit” ishte fituesi i madh i natës, duke marrë me vete 10 çmime, duke përfshirë edhe për ‘muzikën më të mirë’. Më poshtë lista e fituesve: Be...

09:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI