Flash

Vazhdon tenelovela Robert-Tuna

Lapsi.al 4 June 2018
Vazhdon tenelovela Robert-Tuna

Lajmet se Roberti & Nora nuk flasin me Tunën kanë pushtuar së fundmi mediat rozë. Ishte Roberti ai që në emisionin e Rudinës, e konfirmoi se nuk flet me kunatën e tij. Ai madje në një tjetër intervistë pë Prive, u shpreh se Tuna nuk duhet as të provojë të flasë për të dhe familjen e tij. Kudo ku është i ftuar së fundmi, Roberti nuk i shpëton dot kësaj pyetjeje. Edhe mbrëmjen e kaluar në emisionin N'Kosovë Show, Roberti ka folur sërish për Tunën. Ai ka treguar se zënka mes tyre mesa duket paska ndodhur pas dasmës së tij me Norën.

“Po, përpara kemi folur , por si çdo çift që ka problem dhe ata kishin, por normal që unë dua vëllain tim më shumë se se cilëndo kunatë. Edhe 70 kunata po të ndërrojë”,- u shpreh ai.

Nga ana tjetër Roberti sqaroi një herë e mirë se bashkëshortja e tij, Nora nuk ka të bëjë aspak me arsyen se përse ata kanë zgjedhur të mos flasin me Tunën.

“S’ka të bëjë Tuna, Nora. Kjo është tek unë, ka disa gjëra që s’më pëlqejnë dhe i pres, as nuk kam qejf të më përmendi as unë s’kam qejf ta përmend. Ishalla jeton 100 vjet me suksese dhe më të mirat e botës. Kjo është diçka private. U bë e madhe, por nuk ka shtëpi që nuk ka probleme si ne",-tregoi Roberti.

 

Të këshilluara

Simon Cowell tregon jetën e tij pa teknologji

Simon Cowell i cili është producent i një sërë spektaklesh ku garojnë talente, ka qenë gjithnjë kundër përdorimit të rrjeteve sociale, celularit dhe jetës plot ...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI