Flash

Çfarë e detyroi Tom Cruise të hidhej nga parashuta (Foto)

Lapsi.al 4 June 2018
Çfarë e detyroi Tom Cruise të hidhej nga parashuta (Foto)

Publikohen prapaskenat e xhirimeve të Tom Cruise për rolin e tij në filmin ‘Mission Impossible – Fallout’. “Paramount Pictures” publikoi një video të Cruise që realizon një hedhje të rrezikshme me parashutë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Është hera e parë që një aktor bën një hedhje kaq të rrezikshme për një rol në film. Cruise hidhet nga një aeroplan duke përdorur teknika ushtarake. Ai hidhet nga lartësia 7.62 km dhe mban një maskë oksigjeni në fytyrë. Skena është filmuar nga një kameraman që mbante një aparat fotografik në kokë që u hodh vetëm pak më herët se Crusie për të shmangur përplasjen në ajër. Për t’i bërë gjërat akoma më të vështira, skena u filmua në perëndim të dielli, duke u dhënë kohë ekuipazhit vetëm 3 minuta çdo ditë për të realizuar kërcimin. Në fund e gjithë skena zgjat vetëm disa sekonda në filmin e ri.

Të këshilluara

Simon Cowell tregon jetën e tij pa teknologji

Simon Cowell i cili është producent i një sërë spektaklesh ku garojnë talente, ka qenë gjithnjë kundër përdorimit të rrjeteve sociale, celularit dhe jetës plot ...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI