Flash

Jenna tregon arsyen e ndarjes nga Channing Tatum

Lapsi.al 1 June 2018
Jenna tregon arsyen e ndarjes nga Channing Tatum

Jenna Dewan ka folur për jetën e saj pas ndarjes nga Channing Tatum.

Në një intervistë për HarpersBazaar, moderatorja e “World of Dance” ka folur për përfundimin e martesës së saj nëntëvjeçare me aktorin duke thënë se kjo nuk kishte të bënte asgjë me karrierën e saj.

Madje, ajo ka thënë se “ishte shumë e lumtur që ishte bashkëshorte”.“Projektet në karrierën time nuk kanë të bëjnë asgjë as me martesën dhe as me ndarjen tonë. Kush je ti? Çfarë dëshiron t’i dhurosh botës? Çfarë të entuziazmon ty? Këto ishin pyetjet që filluan të më trazojnë, kështu që vendosa që t’i japë jetës time një dimension të ri, të rritem akoma më shumë. Ky është udhëtimi im dhe i askujt tjetër”, ka thënë ajo,.“Duke qenë vetëm, më jep një ndjenjë gëzimi, lirie dhe ekzaltimi, për këtë kapitull të ri në jetën time. Nuk e di se si do të shkojë gjithçka por jam shumë mendjehapur dhe me shpresë për këtë”, ka vazhduar tutje Dewan. Kur Dewan tashmë ka 37 vjet, karriera e saj është më e suksesshme se kurrë dhe ajo e di këtë.

“Megjithëse isha në një film shumë të njohur me vallëzim, papritmas agjentët e mi filluan të më thonin të shkoja në audicione duke më porositur ‘Ti nuk je valltare, ti je një aktore. Kjo është ajo që bën ti’. Ishte shumë e çuditshme”, tha ajo duke shpjeguar se pse nuk pati shumë suksese pasi aktroi bashkë me Tatum në “Step Up” të vitit 2006.

“Ata po përpiqeshin të më bënin të përshatesha në këtë gjë por që unë thjesht nuk e gjeja veten aty, në këtë fushë. Nuk isha mjaftueshëm e pjekur që ta kuptoja këtë. Isha shumë e re – 26, 27,28 vjeçare. Isha thjesht ‘Nuk e di se kush jam’”.

Dewan tha se edhe në këtë kapitull të ri në jetën e saj, ish-bashkëshorti i saj Tatum do ta përkrahë.

Të këshilluara

Ermal Meta nderohet me çelësin e qytetit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga...

15:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI