Flash

Dua Lipa hedh poshtë zërat për futbollistin,'Do ishte e pafalshme për mua'

Lapsi.al 30 May 2018
Dua Lipa hedh poshtë zërat për futbollistin,'Do ishte e

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar në media një lajm, në të cilin përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes kosovare, Dua Lipa, me futbollistin e Real Madridit, Marco Asension.

Sipas CNN-it turk, ata të dy kishin kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid – Liverpool, të shtunën në mbrëmje. Mirëpo një lajm i tillë rezulton të jetë krejtësisht i pavërtetë dhe këtë gjë e ka hedhur poshtë edhe vetë këngëtarja përmes një statusi të publikuar në rrjetin social "Twitter".

Ajo ka shkruar se nuk e takuar asnjëherë në jetë Marcon, duke ironizuar më pas edhe me faktin se ajo dhe menaxheri i saj janë fansa të Liverpoolit, dhe një gjë e tillë do të ishte e pafalshme për të. “Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse agjenti im, i cili është fans i Liverpoolit, nuk do të më falte kurrë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

Dua nuk ka qenë shumë e përfolur në media për jetën e saj private, të cilët duket se e ruan me fanatizëm.

 

Të këshilluara

Kledi Kadiu i jep fund beqarisë

Në 28 qershor balerini i njohur Kledi Kadiu do t’i drejtohet altarit, ku do të kurorëzojë marrëdhënien e tij me partneren, Charlotte Lazzari. Në 28 qershor ç...

21:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI