Flash

Pse Anthony Hopkins mohoi vajzën e tij të vetme?!

Lapsi.al 22 May 2018
Pse Anthony Hopkins mohoi vajzën e tij të vetme?!

Aktori i famshëm britanik ka shokuar publikun dhe fansat e tij me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë ditën e kaluar ai ka treguar publikisht se e ka mohuar vajzën e tij të vetme. 80-vjeçari dhe ish-partnerja e tij Petronella Barker janë prindër të një vajzë të ardhur në jetë në vitin 1969. E lindur si Abigail Hopkins, por e njohur me mbiemrin e ri Harrison, vajza e vetme e aktorit sapo është mohuar nga babai i saj.

Ai u shpreh se nuk i intereson nëse ka një vajzë dhe aq më pak nëse vajza e tij tashmë është bërë mama. Anthony e ka braktisur atë që 14 muajshe por megjithatë e ka ndihmuar të ketë një karrierë si aktore duke e përfshirë në 2 filma të tij. Abigail, e cila është 48-vjeçe, kohë më parë ka treguar se thuajse kreu vetëvrasje nga marrëdhënia e shtirur që kishte me babain e saj. Sipas saj, Hopkins është një njeri i tmerrshëm dhe i pashpirt, i cili mendon vetëm për veten e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI