Flash

Pas publikimit të këngës së re,Rita kërkon falje

Lapsi.al 15 May 2018
Pas publikimit të këngës së re,Rita kërkon falje

Vetëm pak ditë më parë, Rita Ora ka sjellë projektin e saj më të ri i cili titullohet “Girls” dhe është një bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.

Por siç duket ajo nuk e ka pritur që kjo këngë do të ngjallë kaq shumë polemika dhe akuza. Fansat e kanë konsideruar si një himn për vajzat lesbike, duke bërë edhe që të ketë aludime për jetën e saj private. Disa të tjerë e kanë konsideruar si të dëmshme dhe e akuzuan për shfrytëzimin e biseksualitetit. Ndërsa, duke u bazuar tek teksti shumë vajza kanë shkruar se nuk është e nevojshme që të pish verë të kuqe vetëm për të puthur vajzat. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare e cila ka reaguar përmes një statusi në Twitter, ku ka shkruar gjatë dhe ka sqaruar gjithçka, duke e përshkruar këngën si një të vërtetë të sajën. Rita shprehet keshtu: “Përshëndetje të gjithëve ju që po e lexoni këtë. “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë shumë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë jetës sime dhe perspektiva e këngës është një përjetim përsonal. Më vjen keq sepse ndoshta mënyra se si jam shprehur mund të ketë lënduar dikë, por nuk e kam bërë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim t’i fuqizoj fansat e mi që të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam shumë me fat që fansat më kanë mësuar gjithmonë të dua veten, kështu siç jam. Unë kam bërë përpjekje që të jem gjithmonë kontribuese e komunitetit LGBTQ gjatë gjithë karrierës sime dhe gjithmonë do të jem. Ju dua, Rita”.- ka përfunduar këngëtarja.

Të këshilluara

Justn Bieber, konfuz nga mesazhet e Selenës

Së fundmi mesa duket Justin është pushtuar nga një miks ndjenjash konfuze dhe kjo e thënë duke u bazuar në këngën që Selena prezantoi në publik në datën 10 maj ...

13:55

Cheryl Cole në Kanë, jo më me Liam

Cheryl u shfaq e mahnitshme me një fustan të bardhë në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo u rikthye në këtë event për herë të parë pas dy vitesh dhe për këtë f...

11:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI