Flash

Eugent Bushpepa:Qipro reagoi ashpër për foton me Elenin,nuk prisja votimin e Italisë

Lapsi.al 15 May 2018
Eugent Bushpepa:Qipro reagoi ashpër për foton me Elenin,nuk prisja

Eugent Bushpepa ishte i ftuar në :”Opinion” ku foli për këtë eksperiencë të paharrueshme.

Ai ka rrëfyer edhe për takimin me Eleni Fourierën dhe Ermal Metën dhe tha se raportet mes tyre ishin shumë të mira.  Ai ka rrëfyer edhe për një incident që i ndodhi pasi publikoi foton me Elenin duke bërë simbolin e shqiponjës.  Ekipi qipriot i kishte kërkuar atij ta hiqte fotografinë sepse sipas tyre do të dëmtohej performanca dhe përfaqësimi i tyre. Por ka qenë vetë këngëtarja që nuk e ka lejuar këtë gjë duke u ndjerë e lumtur dhe krenare për prejardhjen e saj. “Në patëm një ftesë të takonim Elenin, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë.  Ajo ka shkuar që e vogël dhe është rritur në Greqi. Eleni ishte shumë e lumtur për prejardhjen e saj saqë në një fotografi që realizuam bashkë bëmë simbolin e shqiponjës. Ajo fotografi i hapi avaze. Ajo nuk u shqetësua aspak. Në fakt unë i kërkova falje që e publikova dhe ajo tha madje shumë mirë ke bërë që e kë lënë, sepse ata të Qipros tentuan që të hiqnin fillimisht fotografinë. Ata donin ta hiqnin sepse nuk donin që performanaca të merrte një konotacion negativ. Por ajo kërkoi që të mos hiqet fotografia sepse tha që jam e lumtur për prejardhjen time”,- tha Genti. (zbardhur nga opinion) Ai ka folur edhe për pikët e dhëna nga itali ku është shprehur se kjo ka qenë çudia e këtij Eurovisioni pasi prisja që të ishin më të mirë me në edhe për shkak të Ermalit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI