Flash

Çfarë iu shiti mediave babai i Meghan Markke, vijon skandali

Lapsi.al 14 May 2018
Çfarë iu shiti mediave babai i Meghan Markke, vijon skandali

Vetëm pak ditë më parë u bënë virale fotot ku shfaqej babai i Meghan Markle teksa shikonte fotot e së bijës me princ Harry-n në një internet kafe. Pikërisht këto foto bënë xhiron e botës dhe supozohej se ato ishin shkrepur nga paparacët pa dijeninë e tij. Jo vetëm kaq por princi Harry iu bëri kërkesë medieve që të mos e ndiqnin dhe të mos e bezdisnin më vjehrrin e tij të ardhshëm. Mirëpo një e vërtetë tronditëse është zbuluar pas publikimit të këtyre fotove, që na tregon se skandalet në familjen e Meghan nuk kanë fund. Pas letrës së vëllait të Meghan i cili dilte kundër saj, tashmë, është zbuluar një skandal i dytë rreth babit të saj. Fotografitë ku ai shfaqej duke parë fotot e Mehgan dhe princi Harry, nuk kanë qenë të rastësishme. Kamerat e sigurisë së internet kafesë, ku u fotografua i ati i Meghan, tregojnë gjithë të vërtetën. Nga kamerat shihet se Thomas Markle ka hyrë aty së bashku me paparacin dhe fotot janë bërë më dijeninë e plotë të tij. Madje kanë rregulluar edhe këndin e kompjuterit që në foto të dukej qartë ekrani dhe fotot e Meghan me Harry-n. Me sa duket realizimi i fotove ka qenë një plan i bërë prej të dyve dhe më pas këto foto u janë shitur medieve për 100 mijë paund.

https://youtu.be/DO3OuJFD4F0

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI