Flash

Pse Selena i dha fund mardhënies me Justin Bieber?!

Lapsi.al 10 May 2018
Pse Selena i dha fund mardhënies me Justin Bieber?!

Dashuria dhe romanca mes tyre filloi që në moshë të vogël, por ashtu si çdo lidhje pati krizat e saj dhe për fat të keq nuk u mbijetoi dot pavarësisht se fansat ishin të “çmenduar” dhe tepër të lumtur për ta.

Selena Gomez dhe Justin Bieber i dhanë fund marrëdhënies së tyre përfundimisht në muajin Mars, pavarësisht se dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por një burim pranë Selenës ka treguar për prestigjozen ‘Us Weekly’ se ajo i dha fund marrëdhënies me Justin, pasi familja dhe miqtë e saj nuk ishin dakort për këtë lidhje dhe ajo ndihej shumë keq për këtë gjë.

“Selena nisi të reflektojë se cilat gjëra ishin më të rëndësishme për të: aprovimi i miqve dhe familjes apo lidhja me Justin, duke mos e pasur përkrahjen e askujt. Pasi mendoi këtë, ajo u ndje keq dhe mori vendimin t’i japë fund romancës me këngëtarin, për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj”- ka shtuar më tej burimi.

Të këshilluara

Miranda Kerr nënë e një tjetër djali

Ajo është një nga modelet më të famshme e cila po priste nga dita në ditë të bëhej nënë për herë të dytë. Momenti ka ardhur dhe Miranda Kerr dhe bashkëshorti i ...

19:21

Paul McCartney artisti më i pasur në Britani

“The Sunday Times” publikoi listën e muzikantëve më të pasur në Britani për vitin 2018, të ndarë në dy kategori; më të pasurit në vend dhe më të pasurit nën 30 ...

18:29

Selena tregon arsyen e ndarjes nga Justin

Rikthimi i tyre pas vitesh të tëra ndarje, i gëzoi të gjithë fansat e çiftit Gomez-Bieber. Por ky rikthim nuk do të zgjaste shumë pasi këngëtarja i dha fund lid...

17:24

Jane Fonda: Nuk dua më meshkuj

Jane Fonda, aktorja e famshme fituese e çmimit Oscar, ka deklaruar se nuk do të frekuentojë më meshkuj. Ajo tha me shaka se në moshën 80-vjeçare e ka mbyllur...

15:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI