Flash

"Ky është degjenerim total" Shikoni çfarë i bëri Ermal Mamaqi Kejvinës në studion e Xing (VIDEO)

Lapsi.al 7 May 2018
"Ky është degjenerim total" Shikoni çfarë i

Në Xing me Ermalin këtë javë Kejvina Shtylla ka kaluar një sprovë të vërtetë se deri ku mund t’i rezistojë provokimeve në studio. Që kur hyri në skenë, Ermal Mamaqi e prezantoi me një thirrje banale, duke marrë shkas nga zhurmat që lëshontë derrkuci kukull që Çani kishte në dorë.

“Do të vijë të na pjerdhi tani Kejvina…” thirri Mamaqi, ndërsa në skenë hyn vajza që bën sikur nuk e dëgjon.

Kejvina përshëndet Arian Çanin, që ia tërheq kokën dhe tenton ta puthë në buzë para gjithë publikur. Kejvina shmanget dhe nuk pranon, por nuk reagon.

Biseda nis me fjalët e Ermal Mamaqit që thotë: “Kjo sa herë që e shoh, duket sikur është çuar nga krevati… Më tha Çani që ti një ditë ke pjerdhur kur ke kaluar në korridor…” Çani e mohon por mbetet në të njëjtën temë. “Edhe Kevina pjerdh si gjithë dynjaja, po ky tha “Do ftojmë Kevinën të na pjerdhë...”

Për disa sekonda të dy vazhdojnë ta tallin vazjën me të njëjtat fjalë, ndërsa Kejvina Shtylla përpiqet të fshehë sikletin nga ofendimet e Çanit dhe Mamaqit. Pak sekonda më pas Çani mes të qeshurave e pranon edhe vetë: “Ky është degjenerim total. Do i bësh me beep këto të gjitha”.

Dhe kur e thotë Arian Çani, që është degjenerim…

Klikoni në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=Eb1D3wPaV4Y

Të këshilluara

Orinda Huta pranon shtatëzaninë

Së fundmi në mediat online ka qarkulluar një lajm se çifti i njohur janë në pritje të ëmbël. Fillimisht u mohua, por tani Orinda se ka ndërmend ta mbajë më të ...

12:12

Adrola Dushi publikon foton nudo (FOTO)

Adrola Dushi aktualisht po e vijon karrierën e saj jashtë vendin. Megjithatë ajo ka realizuar një set mjaft provokues me fotografin shqiptar Renuar Locaj. Në...

11:12

Klaudia Pepa vjen si moderatore në Sky Italia

Pas pjesëmarrjes  së saj si konkurrente në “Amici”,  Klaudia po provon një tjetër ekperiencë, atë të moderatores. Balerina e njohur do të jetë në rolin e preza...

13:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI