Flash

Bëri shqiponjën me duar, mediat greke reagojnë ashpër ndaj Eleni Foureira

Lapsi.al 4 May 2018
Bëri shqiponjën me duar, mediat greke reagojnë ashpër ndaj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Elenei Foureira përfaqëson këtë vit Qipron në Eurovision. Ajo ka krijuar famën e saj në shtetin grek kur për disa kohë fshehu origjinën e saj shqiptare me motivin se nuk do të kishte sukses dhe do të paragjykohej për shkak të origjinës.

Por pas disa kohësh ajo e pranoi këtë dhe në çdo emision apo intervistë ka folur edhe për Shqipërinë. Në Eurovision këtë vit janë tre këngëtarë me origjinë shqiptare Eugent Bushpepa që përfaqëson vendin tonë dhe Ermal Meta, Italinë. Të gjithë janë në Lisbonë për prova dhe Eugenti së bashku me Eleni Foureirën kanë përfituar nga rasti për të bërë një foto ku kanë realizuar me duar shqiponjën. Pasi fotoja u bë shumë viralë kanë reaguar mediat greke te cilat e kanë konsideruar një provokoim dhe tallje nga këngëtarja këtë gjest që ka bërë. Ata janë shprehur se ai është simboli i Shqipërisë së madhe dhe kjo është e patolerueshme. Ka patur komente të shumta nga edhe në rrjetet sociale kundër Elenit duke i thënë se ajo përfaqëson Qipron dhe nuk mund ta bëjë atë simbol.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI