Flash

Afrohet dasma mbretërore, vëllai i Meghan i bën thirrje Harry-t ta anulojë

Lapsi.al 3 May 2018
Afrohet dasma mbretërore, vëllai i Meghan i bën thirrje Harry-t

Po afrohet ajo që cilësohet si dasma e vitit, për të cilën pati shumë kontestime por shumë të tjerë u gëzuan dhe janë të lumtur për çiftin. Meghan Markle dhe Princ Harry kanë një numër të madh fansash dhe mbështetësish të cilët janë të entuziasmuar për dasmën e tyre.

Por ai që e ka kundërshtuar fuqishëm këtë lidhje duke drejtuar edhe akuza të rënda kundrejt Meghan është gjysëm-vëllai i saj i cili disa kohë më parë në intervista të ndryshme u shpreh se ajo po shtiret dhe thjesht po luan një rol. Por duket se nuk mjaftohet me kaq dhe ka bërë atë që nuk do të na shkonte kurrë mendja. Thomas Markle Jr i ka shkruar një letër me dorë  Princ Harryt e cila është publikuar nga revista In Touch ku thuhet: “Sa më shumë afrohet dita e dasmës, bëhet edhe më e qartë se ky është gabimi më i madh në historine e dasmave mbretërore” . Ai gjithashtu i bën thirrje Princ Harryt të heq dorë nga ajo dhe të anulojë dasmën. Thomas nuk është i ftuar në dasmën mbretërore më 19 maj dhe për këtë është shprehur se nuk është i mërzitur por  thjesht i habitur, dhe  është e turpshme kjo duke menduar se sa afër kemi qenë dikur ka përfunduar ai.

Të këshilluara

Selena Gomez së shpejti me hitin e rradhës

Këngëtarja dhe aktorja  Selena Gomez është gati të lançojë hitin e radhës. Kënga e saj e re do të publikohet më 10 maj dhe ajo është shumë e emocionuar për këtë...

18:16

Calvin Harris, dj më i dëgjuar në histori

Para pak javësh, Dua Lipa dhe dj i njohur skocez, Calvin Harris publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, “One Kiss”. Edhe pse akoma pa një videoklip, “One Kis...

16:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI