Flash

Trupërojat hedhin në gjyq Johnny Depp, arsyeja pagat e papaguara

Lapsi.al 2 May 2018
Trupërojat hedhin në gjyq Johnny Depp, arsyeja pagat e papaguara

Johnny Depp është hedhur në gjyq nga dy prej truprojeve të tij të mëparshme, pasi ata deklaruan se jeta e tij u ka krijuar një kaos të vërtetë vitet e fundit.  Aktori 54-vjeçar po përballet me probleme ligjore nga Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët po padisin për një sërë arsyesh, duke përfshirë pagat e papaguara.

Të dy truprojat ishin punësuar nga vetë Depp. Ata ishin punonjës të firmës së sigurisë Premiere Group International, por sipas padisë, Depp i punësoi ata të dy individualisht pasi ai kishte vendosur të priste lidhjet e tij me kompaninë në vitin 2016. Arreola dhe Sanchez pohojnë se u është thënë se do të konsiderohen " punonjësve "nga Depp, që do të thotë se ata do të merrnin të gjitha përfitimet e zakonshme.

Nuk ka qetësi për Johnny Depp. Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe nga mashtrimi me miliona nga ish agjensia e tij "The Management Group", tani aktori denoncohet nga dy ish truprojat e tij, që e akuzojnë për mos pagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar. Kushtet e punës sa vinin e përkeqësoheshin. Në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takojnë më ligj.

Në gusht, Depp pritet të thërritet në gjykatë për të dëshmuar kundër The Management Group, sipas një denoncimi nga ana e aktorit për dëm ndaj tij në shumën e mbi 25 milionë dollarëve, të grumbulluar në vite, duke mos paguar taksat e tij, duke dhënë borxhe të pa autorizuara dhe duke kryer shërbime të tjera, pa djeninë e tij.

Të këshilluara

Selena Gomez së shpejti me hitin e rradhës

Këngëtarja dhe aktorja  Selena Gomez është gati të lançojë hitin e radhës. Kënga e saj e re do të publikohet më 10 maj dhe ajo është shumë e emocionuar për këtë...

18:16

Calvin Harris, dj më i dëgjuar në histori

Para pak javësh, Dua Lipa dhe dj i njohur skocez, Calvin Harris publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, “One Kiss”. Edhe pse akoma pa një videoklip, “One Kis...

16:59

Kanye West pranon operacionin plastik

I intervistuar nga site-i i njohur “TMZ”, Kanye ka treguar se ka aplikuar liposucion për t’u dukur më i mirë dhe më i bukur në sytë e publikut. “Krijova varë...

15:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI