Flash

Vesa Luma i bashkohet "Eliettes Music Academy" në Zelandën e Re

Lapsi.al 1 May 2018
Vesa Luma i bashkohet "Eliettes Music Academy" në Zelandën e

Pak muaj më parë, Vesa Luma u zhvendos në brigjet e largëta të Zelandës së Re, ku iu bashkua bashkëshortit të saj, Big Basta, i cili ishte shpërngulur më parë.

E pamë herë pas here në studio muzikore, por akoma nuk kishim një informacion më të saktë se çfarë po përgatiste dyshja e njohur.

Vesa Luma sapo është zyrtarizuar ditën e sotme si antarja më e re e Akademisë Muzikore të njohur ndërkombëtarisht, “Eliettes Music Academy”, e cila është me qendër në SHBA dhe me filiale në vende të tjera.

Në site-n e akademisë jepet një përshkrim i detajuar i karrierës së Vesës, ku ndër të tjera thuhet: “Vesa ka publikuar 2 albume, 19 videoklipe, ka fituar më shumë se 20 çmime dhe ka performuar në mbi 200 koncerte në botë”

“Përveç karrierës muzikore, Vesa ka edhe një karrierë në telvizion si moderator dhe producente e një Tv Show të sajin në Kosovë”, – shkruan Akademia.

Luma do të trajnojë këngëtarët e rinj në zhanerin muzikor të këndimit dhe korit.

Të këshilluara

Gigi Hadid kapet mat me Zayn sërish

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë fotografuar duke u puthur në rrugë, pasi deklaruan ndarjen në mars. Ndërsa po ecnin në rrugët e New York-ut ...

13:20

Rikthehen grupi NSYNC

Justin Timberlake kishte një befasi të madhe për fansat gjatë paraqitjes së tij në emisionin e Ellen DeGeneres. Gjatë intervistës, këngëtari 37-vjeçar i hiti...

12:04

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI