Flash

Rikthehen grupi NSYNC

Lapsi.al 1 May 2018
Rikthehen grupi NSYNC

Justin Timberlake kishte një befasi të madhe për fansat gjatë paraqitjes së tij në emisionin e Ellen DeGeneres.

Gjatë intervistës, këngëtari 37-vjeçar i hitit “Say Something” e ftoi edhe pjesën tjetër të grupit muzikor NSYNC – Joey Fatone, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe JC Chasez që të vijnë në skenë.Ata folën rreth flokëvë të tyre qesharake, zgjedhjeve të turpshme të veshjeve dhe për herën e fundit që performuan së bashku para pesë vjetësh në MTV Video Music Awards. Ata po ashtu diskutuan edhe rreth yllit të ri në Rrugën e Famës në Hollywood, të cilin ua prezantoi Ellen, dhe rreth asaj sa të nderuar ishin për këtë gjë.

Të këshilluara

FOTO/ Demi i tërbon të gjithë me të kuqe

Demi Rose sigurohet gjithmonë që të gjithë të kthejnë kokën kur kalon. Dhe padyshim që edhe këtë herë ia ka arritur qëllimit. E veshur me bodysuit të kuqe model...

21:21

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI