Flash

Çfarë tha e dashura e Avicii-t pas vdekjes së tij

Lapsi.al 28 April 2018
Çfarë tha e dashura e Avicii-t pas vdekjes së tij

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga humbja e DJ të njohur Avicii-t, e tashmë partnerja e tij Tereza Kaçerova ka vendosur të reagojë. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një letër dedikuar atij dhe së bashku me të disa foto e video me Avicii-n dhe Lucas-in.

Lucas është djali nga martesa e parë e modeles, me të cilin dukej se Dj kishte një marrëdhënie shumë të mirë.

“I dashur Tim,

I kam kaluar ditët e fundit duke pritur që të më zgjojnë dhe të më thonë se kjo ishte një gënjeshtër e sëmurë, një gabim i tmerrshëm. Mendoj se po filloj të kuptoj se tani e tutje po mësohem me faktin që nuk do të të shoh më kurrë. Thoja më parë që Luka nuk do të mbajë mend jetën pa ty, e ndërsa tani shpresoj që të kujtojë jetën që kaloi me ty! Do të jem aty për t’ia kujtuar. Sa herë që mendoj për gjërat që lamë pezull ndjej një dhimbje të madhe në zemrën time. Nuk e mbaruam dot maratonën e Harry Potter-së, ishim tek pjesa kur Snape do të vdiste. Unë nuk e mbarova “luftën” për të ta mbushur mendjen që vajzën tonë ta quanim Serafina. Ti kurrë nuk përfundove tatuazhin në krah në të cilën po bëje fytyrën time. Kam qenë gjithnjë shumë e vendosur që ta mbaja marrëdhënien tonë shumë private, por e kisha menduar që do ta ndaja me botën kur unë të isha shtatzënë me fëmijën tonë. Ohhh sa keq që plani nuk funksionoi. Unë i kam quajtur fëmijët engjëll, sot ti je një i tillë. Fjala e fundit që më the ishte të dua…E pra edhe unë të dua shumë sa ti doje ushqimin meksikan”- kanë qenë këto fjalët e modeles, të cilat kanë prekur të gjithë ndjekësit e simpatizantët e Avicii-t.

Të këshilluara

Kanye West pas Jay Z akuza për John Legend

Reperi Kanye West njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të presidentit të SHBA-së Donald Trump, por kjo nuk është pritur aspak mirë nga miqtë e tij. John...

19:37

Si të shpëtoni nga gërhitja

Gërhitja është një nga zakonet më irrituese të gjumit. Jo vetëm që prek cilësinë e gjumit, por mbani zgjuar dhe partnerin. Por a ka një kurë për këtë? Dr. Andre...

17:30

Irina Shayk tregon sekretin e formave të saj

Modelja 32-vjeçare mirëpriti fëmijën e saj të parë me Bradley Cooper, vajzën Lea de Seine, në mars 2016. Ajo arriti linjat trupore në pak kohë, duke na bërë të ...

17:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI