Flash

Pas lajmeve për ndarje, Khloe dhe Tristan më të dashuruar se kurrë

Lapsi.al 27 April 2018
Pas lajmeve për ndarje, Khloe dhe Tristan më të dashuruar se

Pak ditë para se vajza e tyre të vinte në jetë ndodhi skandali në familjen e tyre, ndoshta më i tmerrshmi që Khloe mund të ketë përjetuar ndonjëherë. Pak ditë i ndanin nga momentet e ëmbla të fëmijës së tyre, por Tristian tradhëtoi të dashurën e tij në mënyrë të pabesueshme.

Të gjithë jemi kurioz të dimë si janë gjërat mes tyre, por vetëm njerëzit e tyre të afërt e dinë se çfarë po ndodh në marrëdhënien e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, por kjo nuk i ka ndaluar të tjerët që të spekulojnë mbi statusin e tyre.

Përditësimi më i fundit konfirmon se çifti nuk është shkatërruar pas skandalit të mashtrimit të Thompson, por ata nuk po vazhdojnë me jetën e tyre sikur asgjë ndodhi. Khloe Kardashian po kthehet në Kaliforni, duke lënë prapa Cleveland. Ajo ka jetuar në qytetin ku Thompson luan për Cavaliers dhe ku True ka lindur, sipas familjarëve të saj që janë shprehur se "Khloé është fokusuar në lidhjen me fëmijën e saj, por gjithashtu me të vërtetë i mungon familja e saj".

Ajo është shumë e kuptueshme që të gjithë kanë jetën e tyre dhe janë shumë të zënë, por po fillon të mbetet e vetmuar dhe dëshiron të kthehet në shtëpinë e saj në LA. Khloé është një femër e matur dhe di mirë se çfarë bën, ajo në një postim të fundit ka shprehur se është marrëzisht e dashuruar me të dashurin e saj, siç ka ndodhur në fillim të lidhjes së tyre. Kjo ndoshta tregon se ata do të vazhdojnë të jenë bashkë, e do të rrisin vajzëne tyre së bashku.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI