Flash

Rikthehet pas 3 vitesh mungesë Avril Levigne

Lapsi.al 26 April 2018
Rikthehet pas 3 vitesh mungesë Avril Levigne

Prej 3-vitesh ajo ka qëndruar larg fansave, skenës dhe muzikës për arsye shëndetësore, por më në fund është rikthyer. Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore Avril Lavigne e cila së shpejti do të publikojë një album të ri.

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie, por tani duket se e ka kaluar. “Kam shkruar këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E! News”. “Kam 3 vite që po punoj për të. Unë mund të them se këtë herë do ta bëj gati për dy javë dhe se do ta nxjerr në treg këtë vit”, ka shtuar ajo.

Të këshilluara

Rihanna i thotë lamtumirë Amerikës

Do t’i thotë “lamtumirë” Amerikës, për të ardhur në kontinentin Evropian! Rihanna thuhet se po planifikon të blejë një shtëpi në Paris, për të qenë më afër me t...

16:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI