Flash

I doli në mbrojtje Trump, Kanye West sulmohet nga miqtë e tij

Lapsi.al 26 April 2018
I doli në mbrojtje Trump, Kanye West sulmohet nga miqtë e tij

Pasi lajmëroi publikimin e albumit të tij të ri në qershor të këtij viti, West shprehu simpatinë dhe dashamirësinë e tij ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Nuk është e nevojshme të jesh dakord me Trump, por fushatat kundër tij nuk mund të më bëjnë të mos e dua. Ne kemi të dy energji dragoi. Ai është vëllai im. Unë bie dakord me çdo gjë që dikush bën. Kjo na bën të pavarur. Dhe të gjithë kemi të drejtë të jemi të pavarur!”, – shkruan Kanye në një prej statuseve të tij në Twitter. Më vonë, vjen edhe përgjigja e Trump, i cili e falenderoj reperin e “Watch The Throne” për këto fjalë dhe i dhuron një kapele me nënshkrimin: “Make America Great Again/ Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!”. Kaq ka mjaftuar që ndaj reperit të vijë një valë sulmesh, ofendimesh, kritikash, gjë që është pasqyruar menjëherë në të ardhurat e reperi të cilat kanë rënë ndjeshëm.

Jo vetëm kaq, po kjo i ka kushtuar plot 10 milion ndjekës në rrjetet sociale dhe miqësitë me emra si Rihanna, Drake, Lana Del Rey, Nicki Minaj, Ariana Grande, Kendrick Lamar, Katy Perry, Justin Bieber, The Weeknd, Dua Lipa, pasi edhe këta janë në listën e personave që kanë hequr Kanyen nga rrjetet e tyre sociale.

Të këshilluara

Zayn "çmendet" pas ndarjes nga Gigi

U nda nga Gigi Hadid dhe morri vendimin që të ndryshonte komplet për të harruar çdo gjë që mund t'i kujtonte të shkuarën. Zayn Malik ishte një brun...

16:43

Pse nuk duhet të konsumoni më Nutella

Në shumicën e vendeve, Nutella tregtohet si një krem ​​i thjeshtë lajthie dhe çokollate, dhe reklamat theksojnë faktin se produkti nuk ka ngjyra artificiale. Po...

17:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI