Flash

Kim Kardashian nudo në reklamën e re (Foto)

Lapsi.al 25 April 2018
Kim Kardashian nudo në reklamën e re (Foto)
Ajo gjithmonë do të gjejë një formë për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për bëmat e saj. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” kësaj herë ka vendosur të hedhë në treg një parfum të ri, shishja e të cilit do të ketë formën e trupit të saj. Kim Kardashian ka shpërndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram ku ka nxjerrë disa foto teksa merrej forma e trupit të saj. “KKW Body 4.30 nga Vanessa Beecroft”, shkruan 37 vjeçarja në foton e parë topless të postuar në Instagram-in e saj. Por nuk na bëri çudi kjo pozë e Kim-it, deri në momentin që u pasua nga një tjetër, shumë më ndryshe se e para. Siç mund ta kuptoni, i gjithë trupi i saj është i mbuluar me allçi që përdoret për të formuar kallëpin e formës së trupit. “Ne realizuam kallëpin e trupit tim dhe e bëmë atë një shishe parfumi”, shkruan ajo në foton që po bën xhiron e rrjetit. Postime rreth këtij projekti të ri ka bërë edhe KKË Fragrance, kompania që do të realizojë parfumin.

We took a mold of my body and made it a perfume bottle. @kkwfragrance

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

KKW BODY 4.30 by Vanessa Beecroft #KKWFRAGRANCE

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Të këshilluara

Eminem feston arritjen më të madhe (Foto)

Marshall Mathers i njohur në mbarë botën me emrin e tij të artit, Eminem festoi 10 vjet që nuk ka konsumuar alkool. Ai prej 2005 ka vuajtur prej medikamenteve t...

18:12

Adele: E admiroj Rihannen

Adele ka shkruar një tribut shumë pasionant në listen e TIME 100 të këtij viti. Lista - e cila u publikua të enjten në mëngjes - paraqiti një shumë...

17:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI