Flash

The ACE Family, familja që po "pushton" rrjetet sociale (Foto/Video)

Lapsi.al 24 April 2018
The ACE Family, familja që po "pushton" rrjetet sociale

Ndonëse nuk kanë shumë që janë bërë pjesë e “Youtube” ata po rrëmbejnë mijëra admirues nga çdo cep I botës. Është e pamundur të hapësh rrjetet sociale dhe mos të shikosh një video ose qoftë një foto nga The ACE Family.

Shumë prej jush do të mendojnë se emri “ACE” është nga letra e famshme  e fatit, me prejardhje nga Franca e vjetër dhe me një kuptim mjaft të rëndësishëm, high-quality, excellence (kualiteti më I lartë, ekselencë). Por jo, gaboheni, në këtë rast nuk është një emër që simbolizon pushtetin apo kualitetin, por është thjeshtë një bashkimi emrash (Austin, Catherine, Elle). Por si arriti kjo familje e vogël të rrëmbejnë 7 milionë fansa nga I gjithi globi . Austin ish basketbollist (25-vjeç) dhe Catherine ish-modele, ish-prezantuese (26-vjeç) janë një çift Amerikan që jetojnë në Los Angeles, California. Ata janë sëbashku që prej 2015-ës. Pas një viti ata u bënë prindër të një vajze të quajtur Elle dhe verën që lamë pas vendosën të fejohen.

Jeta e tyre, rutina e përditshme filmohet dhe postohet në “Youtube”. Ata nuk ngruojnë të shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri tjetrin. Por nuk është vetëm dashuria dhe kujdesi t ajo që shihet në videot e tyre. Austin dhe Catherinë shpesh bëjnë shaka dhe sfidojnë njëri tjetrin mbi tema të ndryshme. Videoja e titulluar “Mother and daughter surprise daddy with pregnancy announcement!!! (speechless)” është një prej videove e cila qëndron në trending që prej 6-të shkurtit. Ndër të tjera dhe videoja e propozimit për fejesë grumbullon 15 milionë shikime, një shifër jo aq e lehtë për tu arritur. Në total The ACE Family numëron 1 bilion shikime në “Youtube”.

Së shpejti ato do të bëhen prindër të një vajze tjetër e cila pritet të lindë në tetor.

Të këshilluara

Dwayne Johnson baba për të tretën herë

Dwayne Johnson është bërë baba për herë të tretë. Aktori deklaroi se ai dhe e dashura e tij Lauren Hashian janë bërë prindër të një vajze. Johnson zgjodhi In...

13:25

Ben Afleck u dhuron pushime 500 punëtorëve

Ben Affleck njihet për zemërgjerësinë e thjeshtësinë e tij. Duket se pas përfundimit të xhirimeve të filmit të tij më të ri “Triple Frontier”, 45-vjeçari vendos...

12:46

Netflix nis kontratat me aktorët e mëdhenj

Kompania e filmave, Netflix ka shpenzuar plot 105 milion $ për të blerë të drejtat e filmit “The Irishman”. Kjo shifër është kaq e madhe për një arsye: Në kë...

11:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI