Flash

Sinan Hoxha tregon për vështirësitë në familje,'U rrita i varfër'

Lapsi.al 23 April 2018
Sinan Hoxha tregon për vështirësitë në familje,'U

Sinan Hoxha ka qenë i ftuar befasi në programin 'Dua të të bëj të lumtur 'për familjen e Zenunit dhe Bukuries.

Arbana Osmani e kishte ftuar në program, sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i anëtarëve të asaj familjeje. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorganë dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët, transmeton Top Channel.“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, ishin fjalët me të cilat Sinani iu drejtua Amardës. Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e këngëtarit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij, Andrra Destani.

 

Të këshilluara

Kate Middleton, gati për të lindur sot

Catherine dhe Duka i Kembrixhit udhëtuan në Lindo Wing në Spitalin e Shën Marisë, Paddington, në qendër të Londrës mëngjesin e kësaj të hëne. Kensington Pala...

12:15

Pas Avicii ndahet nga jeta Verne Troyer

Pas Avicii një tjetër tronditje vjen për botën, aktori i njohur Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare. Lajmin për humbjen e Troyer e kanë bërë...

13:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI