Flash

Ky është vendimi që mori Gjykata e Prishtinës për Krenar Çoçaj

Lapsi.al 23 April 2018
Ky është vendimi që mori Gjykata e Prishtinës për

Këtë të hënë Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për sherrin që ka ndodhur në një klub, ku ishin përfshirë Krenar Çoçaj dhe Mentor Palokaj, vëllai i reperit Unikkatil.

Për të akuzuarin, Krenar Çoçaj, prokurori kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga shtytje në vrasje - në pjesëmarrje në rrahje.

Sipas Kallxo.com, bën të ditur se Gjykata e ka dënuar Çoçajn me 1 vit burg. Edhe vëllai i reperit Unikkatil është dënuar gjithashtu me 1 vit burg për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Sipas aktakuzës, më 2 janar të vitit 2015 në një club në Prishtinë, Leonard Hajdari e Mentor Palokaj së bashku me Krenar Çoçaj kanë sulmuar Shkëlzen Shalën. Sherri kishte filluar kur Leonard Hajdari kishte shtyrë Shkëlzen Shalën e më pas Çoçaj ishte vërsulur për ta goditur.

"Atë natë kur kam shkuar me e marrë jaknen kemi pasur një shtyrje me krahë me Shkelzenin. Erdh fundi i natës dhe deshta me shku në shtëpi, u dashke me i kalu gjithë ata njerëz, ndërsa jaknen e kisha diku te bari i DJ, duke shkuar me e marrë jaknen me krahë jemi rrokë, jemi kthy dhe jemi kapë, jemi shty. Goditje nuk ka pasur vetëm jemi shty, pastaj hynin kallaballëk njerëz dhe na ndajtën. Ka ardhur pastaj njëfarë sigurimi Keni - Shkelzen Imeri më ka qitë jashtë, ai më ka shoqëru, pastaj menjëherë kam shku në shtëpi", ka thënë Çoçaj lidhur me ngjarjen.

Të këshilluara

Kendall Jenner në lidhje me DJ e famshëm

Kendall Jenner ka qenë e pranishme në Coachella dhe mediat ndërkombëtare po vlojnë nga shkrimet rreth faktit se bukuroshja është kapur mat nën shoqërinë e Dj të...

18:05

Eminem, 10 vite larg alkolit

Për një periudhë të gjatë, reperi ka luftuar me alkoolin dhe me përdorimin e medikamenteve dhe në vitin 2005 ai u regjistrua në një qendër rehabilitimi në të ci...

17:28

Kate Middleton sjell në jetë djalin (FOTO)

NJoftimi i shumëpritur ka ardhur: “ Në orën 11:01 ka lindur një djalë. , i cili është fëmija i tretë i Kate dhe William. Dukesha dhe foshnja i cili peshon 3.8kg...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI