Flash

Një tjetër shtatëzani kësaj rradhe në familjen Middleton

Lapsi.al 22 April 2018
Një tjetër shtatëzani kësaj rradhe në familjen

Pippa Middleton, motra e vogël e dukeshës së Kembrixhit është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Middleton dhe burri i saj, financieri James Matthew u martuan vitin e kaluar sipas gazetës ‘Sun Sunday’.

Middleton 34 vjeçe, fitoi famë botërore kur ajo mori pjesë si vajzë e nderit në dasmën e vitit 2011 të motrës së saj Kate me Princin William, i cili është i dyti në përputhje me fronin britanik.

Foshnja do të lind në muajin tetor dhe mesa duket do të jetë shoqja më e ngushtë e fëmijës së tretë së Dukeshës së Kembrixh. Ky është një vit i suksesshëm për të gjithë familjen mbretërore, por jo vetëm edhe familja e Dukeshës mesa duket po kalon një vit të mbarë dhe tepër premtues.

Të këshilluara

Pas Avicii ndahet nga jeta Verne Troyer

Pas Avicii një tjetër tronditje vjen për botën, aktori i njohur Verne Troyer është ndarë nga jeta në moshën 49 vjeçare. Lajmin për humbjen e Troyer e kanë bërë...

13:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI