Flash

Natalie Portman i thotë jo çmimit “Nobel”

Lapsi.al 22 April 2018
Natalie Portman i thotë jo çmimit “Nobel”

Ajo është një nga aktoret dhe regjisoret më të preferuara dhe më të suksesshme në botën e kinematografisë dhe artit. Natalie Portman me origjinë izraelito-ameriakne, këtë vit nuk do të jetë e pranishme në ceremoninë e çmimeve “Genesis”, i cilësuar ndryshe si “Nobel” hebraik, që do të mbahet në muajin qershor.

Portman do të kishte marrë çmimin, i cili vjen me një çmim në para prej 1 milion dollarësh që përfituesit mund të drejtojnë drejt shkaqeve të zgjedhjes së tyre, në ceremoninë e 28 qershorit. Filantropisti izraelit Morris Kahn i premtoi asaj një vlerë prej 1 milion dollarësh, duke e çuar shumën totale të çmimit në 2 milionë dollarë. Në mënyrë tipike, gjashtë muaj pas ceremonisë, marrësit njoftojnë bamirësitë specifike për të cilat ata do të dhurojnë paratë e çmimeve. Portman kishte njoftuar tashmë fondacionin se ajo kishte planifikuar të dhuronte paratë e çmimeve për organizatat ndërkombëtare dhe izraelite të dedikuara grave dhe vajzave.

Fondacioni anuloi ceremoninë e çmimit, duke thënë në një deklaratë se organizatorët e saj "Frikësohen se vendimi i zonjës Portman do të bëjë që nismat tona filantropike të politizohen, diçka që ne kemi punuar shumë për pesë vitet e fundit për të shmangur".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI