Flash

Rita Ora e dëshpëruar për vdekjen e Avici-t

Lapsi.al 21 April 2018
Rita Ora e dëshpëruar për vdekjen e Avici-t

Mbrëmjen e sotme muzika botërore është tronditur nga lajmi i vdekjes së DJ të njohur Avicii. Ai është gjetur i pajetë nga të afërmit teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Avicii ishte një nga emrat më të famshëm të muzikës elektronike dhe ka bashkëpunuar me shumë emra të suksesshëm të muzikës botërore. Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora. Avicii dhe Rita kanë punuar bashkë për këngën “Lonely Together” një këngë e cila u klthye menjëherë në hit që pas publikimit. Në një status në nderim të bashkëpunëtorit të saj Rita u ka shprehur ngushëllimet familjarëve e ka treguar se ky lajm e ka prekur shumë.

“Nuk kam fjalë. Më kujtohet se sa e bukur ishte koha kur përgatisnim bashkëpunimin “Lonely Together”, më duket sikur kemi biseduar dje. Ngushëllime për familjen e Aviciit, miqve dhe fansave që e mbështetën atë. Le të pushojë në paqe. Iku shumë shpejt. Unë jam e shkatërruar, zemërthyer”,-ka shkruar këngëtarja shqiptare në Twitter.

Të këshilluara

Grabtet shtëpia e Cansu Dere

Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin e shfaqur për publikun shqiptar pak kohë më parë, “Nënë”. Sipas media...

09:27

Arjan Çani: I dashuroj kurvat…

jatë intervistës “Saja i Monte Kristos” që Çani ka pregatitur për Tahirin nën një mori pyetjesh ai e pyet për: Çani: Si do ti frenosh bijte e nënave dhe kurv...

23:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI