Flash

Moderatorja tregon ngacmimet seksuale nga drejtori i Agon Channel (VIDEO)

Lapsi.al 21 April 2018
Moderatorja tregon ngacmimet seksuale nga drejtori i Agon Channel (VIDEO)

Moderatorja e njohur Roza Lati e futar në “Thumb”, ka treguar sot një histori të saj personale kur punonte në një televizion shqiptar, ku ka pasur ngacmime seksuale nga eprorët.

A ka ngacmime seksuale në shoubizin shqiptar?

Po mi ka pafund.

Je ndierë ti e shantazhuar?

Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”.

Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që cfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar.

Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, skur skishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht cdo regjistrim, cdo xhirim, dhe unë për ti treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakort për tu paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera , bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim.

https://www.youtube.com/watch?v=X0pALolV5q0&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI