Flash

Llogaria e re e Kaney West në Twitter më e klikuara

Lapsi.al 21 April 2018
Llogaria e re e Kaney West në Twitter më e klikuara

Kanye West vazhdon të na mahnisë me pasionet e tij, të cilat mundohet gjithmonë t’i vejë në jetë. Prej vitesh njihet si reperi me krijimet më të bukura në muzikë, pastaj u bë i njohur në koleksionet e veçanta të veshjeve, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e modës.

Si bashkëshorti i një prej personazheve më të përfshirë në rrjetet sociale dhe lajmeve rozë, siç është Kim Kardashian, ai ka preferuar gjithmonë të qëndroj larg tyre, por në fund edhe ai u dorëzua mesa duket. Pak ditë më parë, ai hapi llogarinë e tij të parë në Twitter duke u bërë kështu personazhi me ndikimin më të madh e ndoshta duke sjell fitime të mëdha edhe për vetë Twitter-in.

Postimet e tij të para në profilin e tij morën klikime të shumta, po ashtu edhe komente të natyrave të ndryshme. Nuk kaloi shumë kohë dhe Kanye dha lajmin e mirë për të gjtihë fansat e tij. Ai do i përkushtohet letërsisë, e do të shkruaj një libër filozofik në faqen e mediave sociale në kohë reale. “Asnjë botues apo publicist nuk do të më tregojë se çfarë të vendosë, ku dhe sa faqe duhet të shkruaj. Kjo nuk është një pamundësi financiare, kjo është nevoja e lindur personale, e cila dua të jetë më tepër ekspresive. Unë do të punoj në këtë 'libër' kur ta ndiej dhe kur unë të dua", u shpreh ai me një postim në profilin e tij.

Fansat e tij e kanë pritur shumë mirë lajmin dhe në komente dukeshin tepër të emocionuar. Cilësuar si një nga sfidat e tij më të mëdha që padyshim do e kaloj me sukses, duke dhënë mësime dhe mesazhe të dobishme për secilin nga ne.

Të këshilluara

Grabtet shtëpia e Cansu Dere

Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin e shfaqur për publikun shqiptar pak kohë më parë, “Nënë”. Sipas media...

09:27

Arjan Çani: I dashuroj kurvat…

jatë intervistës “Saja i Monte Kristos” që Çani ka pregatitur për Tahirin nën një mori pyetjesh ai e pyet për: Çani: Si do ti frenosh bijte e nënave dhe kurv...

23:29

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI