Flash

Flet e dashura e Avicii-t: Më zgjoni kur të mbaroj gjithçka

Lapsi.al 21 April 2018
Flet e dashura e Avicii-t: Më zgjoni kur të mbaroj gjithçka

Ndarja e parakohshme nga jeta e DJ të famshëm suedez Avicii, ka tronditur të gjithë fansat e tij në mbarë botën. Tim Bergling ndërroi jetë jetë papritur mbrëmjen e kaluar, në rrethana ende të paqarta. Familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje rreth shkaqeve të vdejkes së DJ-të. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur botërorë që kanë shkruar për ndarjen nga jeta të DJ. Një mesazh të ndjerë ka shkruar edhe ish e dashura e DJ suedez, Emily Goldberg. Ata kanë përjetuar një histori 2-vjeçare, dhe Emily tani po ndjen një dhimbje të madhe për ndarjen nga jeta të Avicii-t.

“Eja zemër, mos hiq dorë nga ne, më zgjidh mua dhe unë do të të tregoj dashurinë’. Ky është një nga tekstet e këngëve që Tim shkroi për mua. Do të doja t’i kisha jetuar deri në fund. Gjatë dy viteve që kemi qenë bashkë, ai ishte shoku im më i afërt dhe shoku im më i mirë. Tani nuk mund ta shikoj Bear (qenin) pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë ende po mbledh veten dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe mesazhet tuaja të mira. Më zgjoni kur të ketë mbaruar gjithçka, pasi nuk dua që të jetë e vërtetë”,-ka shkruar Emily.

Të këshilluara

Grabtet shtëpia e Cansu Dere

Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin e shfaqur për publikun shqiptar pak kohë më parë, “Nënë”. Sipas media...

09:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI