Flash

'Festat të helmojnë, nuk jam i lumtur', rrëfimi i trishtë i Dj Avicii

Lapsi.al 21 April 2018
'Festat të helmojnë, nuk jam i lumtur', rrëfimi i

Më 29 mars 2016, Avicii shokoi fansat e tij. Me një postim në FB, ai deklaroi se do të tërhiqej nga aktivitetet publike.

28-vjeçari tha se do e çonte deri në fund turneun e tij muzikor, më pas do të tërhiqej. Jo nga muzika, por nga dalja në skenë. Një javë më vonë, ai i tha mediave se ky ishte një nga vendimet më të vështira të jetës së tij.

“Duhet të bëj diçka për shëndetin tim. Skena nuk ishte për mua. Unë jam një person shumë introvert, prandaj ishte e vështirë për mua. Mendoj se atje kam marrë shumë energji negative”.

Vitet e shkuara, ai ka folur shpesh për problemet me alkoolin, që kanë shkaktuar dëme të shumta në trup.

“Nuk bëhej më fjalë për sukses. Unë po bëhesha gjithmonë e më pak i lumtur,” tha ai në intervistën e fundit.

“Festat janë të mira, por unë ndjehesha i vetmuar, madje kisha ankth. Këto festa po më helmonin”.

Pak kohë pas këtyre komenteve, ai gjeti vdekjen.

Avicii ndërroi jetë të premten në moshën 28-vjeçare në Oman.

Të këshilluara

Grabtet shtëpia e Cansu Dere

Cansu Dere e njohur për publikun shqiptar me serialin fenomen “Ezel” dhe serialin e shfaqur për publikun shqiptar pak kohë më parë, “Nënë”. Sipas media...

09:27

Arjan Çani: I dashuroj kurvat…

jatë intervistës “Saja i Monte Kristos” që Çani ka pregatitur për Tahirin nën një mori pyetjesh ai e pyet për: Çani: Si do ti frenosh bijte e nënave dhe kurv...

23:29

Natalie Portman refuzon çmimin e dhënë

Natalie Portman nuk do të marrë pjesë në dorëzimin e çmimit Genesis, që njihet ndryshe si Nobeli hebraik. Arsyeja kanë qenë zhvillimet e fundit në Izerael. K...

19:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI